“Vdekje për shqiptarët”, mbishkrimi që shqetëson kumanovarët

Në Kumanovë kohëve të fundit qytetarët shqiptarë në muret e ndërtesave hasin grafite me përmbajtje anti-shqiptare, ku më i theksuar është mbishkrimi “Vdekje për shqiptarët”.

Mbishkrimet me urrejtje ndëretnike shqetësojnë qytetarët shqiptarë të Kumanovës, të cilët për Alsat shprehen se kjo nuk është hera e parë që i hasin.

Qytetarët e revoltuar fajësojnë pushtetin lokal dhe atë qendror pasi nuk bëjnë sa duhet për parandalimin e kësaj dukurie.

“Jemi të mësuar me grafitë të tilla, sepse vazhdimisht po përsëriten dhe se nuk ka as reagim institucional e as shoqëror, kështu që ata sjellin neveri në shoqërinë tonë dhe shqetësimin nuk kemi ku ta adresojmë.

Qytetarët nuk mund të fajësohen për këtë sepse vet qeveritë si ajo lokale si qendrore nuk marrin masa dhe vet ata janë krah i kësaj politike raciste e nacionaliste”.

Zoran Damjanovski kryetar i komunës së Kumanovës, thotë se i vlerësojmë vlerat artistike të shprehura nëpër mure, por jo edhe porositë nacionaliste të cilat jo vetëm që janë për t’u gjykuar por edhe për t’u ndëshkuar bashkë me autorët.

Për mbishkrimet me përmbajtje të urrejtjes ndëretnike shpesh here akuzohen tifozët e grupeve e ndryshme. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2016, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori