DETAJET/ Locatelli më në fund është i Juves

Tashmë është e kryer. Manuel Locatelli është lojtar i Juventusit. Drejtuesit e klubit bardhezi dhe ata të Sassuolos kanë gjetur marrëveshjen midis tyre dhe 23 vjeçari do të zbaroj në Torino ditët e ardhshme.

Pas marrëveshjes së arritur për shumën e 35 milionë euro,  ditën e sotme u arrit marrëveshja edhe mbi formulën: huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

Locatelli, i cili e kishte bërë të ditur prej kohësh dëshirën e tij që të transferohet te gjiganti italian, do të firmosur një kontratë 5 vjeçare me bardhezinjtë.


Shtuar 17.08.2021 16:15