Vdekja e Deharit / Lyhet me gjak Hashim Thaçi (FOTO)

Qindra qytetarë të Kosovës i dhanë dje lamtumirën e funditaktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, i cili u gjet i vdekur në burgun e Prizrenit.

Edhe qytetarë të Tetovës kanë mbajtur homazhe për aktivistin, ndërsa pak metra larg vendit ku u bënë homazhe, billbordi në të cilën qëndron fotografia e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për çmimin që Universiteti i Tetovës i dha presidentit, është lyer me gjak.

Siapas autoriteteve, ende nuk ka asgjë se kush fshihet pas lyerjes me "gjak" të Thaçit, raporton "Telegraf"./albeu.com/

Shtuar më 09/11/2016, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori