Vdekja e ambasadorit rus, Çurkin i solli Maqedonisë njohjen nga Rusia
Ambasadori i Rusisë në Shtetete e Bashkuara të Amerikës, Vitalij Çurkin, ka ndërruar jetë mbrëmë në apartamentin e tij në Nju Jork.

Por, CCurkin ka luajtur një rol të rëndësishëm për njohjen e Maqedonisë nga Rusia, pasi ka qenë ai i cili në vitin 1992 solli notën e njohjes së Maqedonisë me emrin kushtetutes nga Federata Ruse.

CCurkin në atë kohë ka qenë zëvendësministër i punëve të jashtme, edhe pse thuhet se njohjen e Maqedonisë duhej ta bënte Kozirev, i cili ka qenë ministër i jashtëm, por që këtë detyrë ia kishte lënë Çurkinit. /albeu.com/


Shtuar më 21/02/2017, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori