Fluturon kurba e infeksionit në Francë, rreth 5 mijë raste të reja bra 24 orëve të fundit

Franca ka regjistruar në 24 orët e fundit 4897 raste të reja me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, është shprehur se kjo është shifra më e lartë që kur vendi doli nga karantina gjatë muajit maj.

Veran gjithashtu ka paralajmëruar më herët se situata vijon të mbetet kritike në vend. Sakaq, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 275 mijë, ndërsa 30 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, edhe në një nivel global, pandemia nuk duket se po ngadalësohet, pasi janë të paktën 805.470 të vdekur në të gjithë botën, sipas një raporti të AFP.


Shtuar 24.08.2020 06:49