Vazhdon të vonojë drejtësia për Almirin e vogël, gjyqësori zvarrit procedurat
Vazhdon të zvarritet procedura gjyqësore për vrasjen e 4-vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, i cili u shtyp me makinë nga një bashkëqytetar pas një zënke banale midis agresorit dhe babait të Almirit.

Prokuroria Themelore e Kumanovës, më shumë se pesë muaj pas ngjarjes, akoma nuk ka përgatitur aktakuzën ndaj Boban Iliçit, i akuzuar kryesor për vrasjen e Almirit, raporton Alsat-M.

Prokuroria thorë se janë duke pritur rezultatet nga ekspertiza neuro-psikiatrike, për të vërtetuar gjendjen psikike të të akuzuarit në momentin e shtypjes së Almirit me makinë.

“Është dhënë urdhër për ekspertizë neuro-psikiatrike për të denoncuarin B.I. për të konstatuar gjendjen e tij psikofizike në momentin kur ka kryer veprën.

Për momentin ende nuk janë përgatitur ekspertizat e propozuara dhe ende nuk janë sjellë në Prokurorinë e Kumanovës.

Rezultatet janë të rëndësishme me qëllim të sjelljes së vendimit adekuat nga ana jonë”, njofton Prokuroria Themelore, Kumanovë.
Nga ana tjetër mbrojtja nuk arsyeton vonesat. Ata kërkojnë dënim maksimal për agresorin pasi sipas tyre, vrasja ka qenë me paramendim.
“Pres që profesionalisht të punohet në këtë drejtim, posaçërisht nga mjekët e neuro-psikiatrisë.

Nuk do të doja as të mendoja se diçka e kundërt mund të thuhet në mendimin e tyre, përveç asaj se i akuzuari ishte në njohur çfarë është duke bërë, i kishte parasysh pasojat dhe ishte me vetëdije të plotë në momentin kryerjes së veprës”, u shpreh avokati Asmir Alispahiç.

Prokuroria e Kumanovës ka ngritur procedurë penale edhe ndaj 3 personave të përfshirë në zënkë mbrëmjen e tragjedisë.

Në mesin e tyre gjendet edhe i ati i Almir Aliut, Sedat Aliu.

Për rastin në fjalë, sipas ligjit për procedurë penale i denoncuari Boban Iliç rrezikon burg të përjetshëm, për veprat: vrasje me paramendim, vrasjen e një të mituri në prezencë të prindërve, si dhe veprën tjetër tentim për vrasje. / Albeu.com/

Shtuar më 05/12/2016, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori