Vazhdon të jetë i hapur hetimi për atentatin ndaj presidentit të parë maqedonas
Kanë kaluar rreth 21 vite nga atentati i pasuksesshëm ndaj presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov.

Ende mbetet mister se kush ka qëndruar pas këtij atentati, ndërsa procedura hetuese është ende e hapur.

Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë i mirë përgatitur dhe organizuar, dhe se është vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov e mbijetoi atentatit.

Në vendin e atentatit jetën e humbi shoferi i tij Aleksandar Spirovski, një kalimtar i rastit, ndërsa mbetën të plagosur Hristo Hristomanov, truproja e Gligorovit, Illço Teovski, Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.

Presidenti i parë të Republikës së Maqedonisë ndërroi jetë më pas, në vitin 2012 në moshën 94-vjeçare, ende pa e zbuluar se kush ishin ata që dëshironin vdekjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2016, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori