Vazhdon sot seanca konstituive në Kuvendin e Maqedonisë
Kuvendin e Maqedonisë ka vazhduar debati për zgjidhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje dhe emërime.

Në seancën e djeshme deputetët e VMRO-së kërkuan nga LSDM-ja që të pohojnë pranimin e Deklaratës Shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.

Ndërkohë, deputeti i LSDM-së, Vllatko Gjorçev, apeloi për sensibilitet pasi situata është e komplikuar.

Seanca konstituive do të vazhdojë sot në orën 11:00. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2017, ora 08:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori