Vendi nuk gjen qetësi! Plagosje me armë zjarri në Durrës

Vendi nuk po gjen qetësi. Pas atentatin të djeshëm në Pogradec, sot në Durrës janë dëgjuar të shtënë me armë zjarri, lagjen Sefer Efendiu. Burime për albeu.com bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur në këmbë një 43-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 26.04.2022 10:47