Ivan Perisic i jashtëzakonshëm, thyen rekordin e Maicon tek Interi

Ivan Perisic po kalon një formë të mrekullueshme tek Interi këto sezonet e fundit. Kroati ka treguar se është një titullar i padiskutueshëm dhe vendin e tij nuk ka mundur ta zëvendësojë askush.

Me asistimin e tij të fundit për golin e realizuar nga Brozovic ndaj Romës, Ivan Perisic hyn në historinë e Interit. Në 15-të sezonet e fundit, ose që nga viti 2007/2008. Kroati është në fakt lojtari që ka dhënë më shumë asistime për shokët e ekipit.

Aktualisht janë 36 asistime nga anësori kroat, ku mposhti brazilianin Maicon i cili zotëronte 35 asistime nga peridhua kur luante me Interin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.04.2022 16:55