Vazhdon sllavizimi i Shkupit
Pëlqej
Përmendore të reja maqedonase do të vendosen në të dyja anët e lumit Vardar, si pjesë e projektit "Shkupi 2014">2014".

Bëhet fjalë për mbi 10 përmendore të reja, të cilat do të vendosen dhe pranë bibliotekës dhe gjykatave, në pjesën ku më së shumti banojnë shqiptarët.

Përmendoret që do të vendosen janë figura të historisë maqedonase, pasi që janë parashikuar të vihen përmendoret e heronjve maqedonas Partenija Zografski, Kiril Pejcinovic, Hristofer Zhefarovic, por edhe figura me origjinë shqiptare, e përvetësuar nga sllavomaqedonasit Joakim Krçovski, raporton INA.

Nuk mjafton me kaq, por projekti "Shkupi 2014">2014" do tiu marrë qytetarëve dhe taksa, pasi projekti parashikohet të shkojë në rreth 1 miliardë euro.

Po ashtu, është merementuar dhe është kthyer në gjendje normale edhe përmendoreja e Car Dushanit, një figure mjaft e kontestuar, sidomos nga shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori