Vazhdon seanca e 16-të
kuvendi-maqedoni
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 16-të në të cilën do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshimLigjit për nëpunësit shtetëror dhe Ligjin për nëpunësit publik, që të dytë me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe Propozim-ligji për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2012, në lexim të parë, i parashtruar nga opozita dhe Propozim-ligji për ndryshim të Kodit penal, i parashtruar nga deputeti Ivon Veliçkovski.

Kuvendi duhet t'i shqyrtojë propozim-ligjet për menaxhim me pajisjen elektrike dhe elektronike dhe pajisje të mbeturinave elektrike dhe elektronike dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për menaxhim me paketim dhe mbeturina nga paketimi, që të dytë në lexim të dytë.

Deputetët duhet të diskutojnë edhe për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrjet publike dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit metrologji, që të dytë në lexim të dytë.

Në rend dite të seancës janë edhe propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsimin fillor, dhe Ligji për arsimin e mesëm, që të dytë me procedurë të shkurtuar.
Shtuar më 09/01/2012, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori