Vazhdon seanca e 103-të parlamentare
Kuvendi i Maqedonisë ditën e sotme do të mbajë vazhdimin e dytë të seancës së 103-të në të cilën mes pikave tjera është edhe interpelanca për punën e kryetarit të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport Ollga Najdenovska, e parashtruar nga deputetët e opozitës.

Edhe më herët është lajmëruar se deputetët do të diskutojnë edhe sipas Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Infrastrukturë nacionale në të dhënat hapësinore të Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe propozim-ligjet për ndryshim të Ligjit për sport, Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, Ligjit për polici dhe Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Ndërkohë, deputetët do t’i shqyrtojnë edhe raportet vjetore për punën e Komisionit për mbrojte të së drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik për vitin 2015">2015, të Agjencisë për administrim për vitin 2015">2015, Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2015">2015 dhe Raporti vjetor për punën e Radio-Televizionit të Maqedonisë për vitin 2015">2015./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori