Vazhdon greva e punonjësve të hekurudhave në Maqedoni
Vazhdon për të disatën ditë greva e punonjësve të Hekurudhave të Maqedonisë të cilët ankohen për kushtet e këqija të punës dhe menaxhimit të dobët të udhëheqësisë.

Organizatorët e grevës theksojnë se deri sa nuk i marrin të gjitha pagat e papaguara nuk do ta normalizojnë qarkullimin e trenave të mallrave dhe të pasagjerëve.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve theksoi se nga buxheti për vitin vitit 2017 janë ndarë 380 milion denarë për NP "Hekurudhat e Maqedonisë" dhe se ministria brenda mundësive të veta ligjore do të bëjë gjithçka për ta zgjidhur këtë situatë.

Punëtorët e Hekurudhave të Maqedonisë edhe sot ishin mbledhur para garazheve të trenave duke vazhduar grevën.

Ata thonë se nëse nuk u paguhet rrogat e dhjetorit dhe janarit, nuk kanë ndërmend të kthehen në vendet e punës. Gjoko Ilievski, anëtarë i këshillit iniciues të grevës thotë se nuk pranojnë zgjidhje gjysmake.

Greva ka bërë që të paralizohet qarkullimi hekurudhor i trenave të mallrave dhe trenave të udhëtarëve.
Shtuar më 22/02/2017, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori