Neymar mjafton dhe PSG “fluturon”, Donnarumma “hero” (VIDEO)

PSG ka arritur të marrë një fitore me vlerë përballë Brest në Parc de Prince.

Në minutën e 30-të, Messi ka asistuar në mënyrë perfekte për Neymar dhe braziliani nuk ka gabuar përballë portës.

Vendasit kanë patur disa raste dhe kanë qarkulluar topin pothuajse në të gjithë harkun kohor të ndeshjes.

Në minutën e 71-të, Brest merr një penallti dhe Slimani tenton të barazojë shifrat, por Donnarumma ka bërë një pritje të jashtëzakonshme.

Goli i Neymar ka mjaftuar që PSG të mbetet në krye të tabelës./h.ll/albeu.com

Shikoni golin


Shtuar 10.09.2022 18:53