Do t’ju pëlqejë shumë, Instagram vjen me një opsion të ri për story-t

Instagram ka prezantuar së fundmi një opsion të ri që e quan Private Story Likes (pëlqimet private në story), që ju lejon të pëlqeni InstaStory-n e dikujt pa i dërguar një DM. Më parë, çdo përgjigje që i dërgonit dikujt në lidhje me një Story – qoftë kjo një emoji apo një mesazh i plotë – shfaqej si përgjigje në mesazhet e tyre; me këtë veçori të re, ju mund të tregoni njëfarë vlerësimi për një story pa e dërguar si mesazh, por si reagim.

“Pra, tani, ndërsa kaloni nëpër Stories, mes mesazhit dhe aeroplanit të vogël letre, do të ketë edhe një ikonë zemre”, tha kreu i Instagramit Adam Mosseri në një video. “Dhe nëse e prekni, ai do t’i dërgojë autorit të asaj Story një pëlqim dhe ky pëlqim do të shfaqet atje ku përdoruesi shikon viewers (personat që e kanë parë Story-n), jo në mesazhet me ta.

Për pëlqimet në stories, nuk do të shihni një numërim publik, megjithëse mund të shihni se kush ka lënë një pëlqim në Story-t tuaja. “Ideja këtu është të sigurohemi që njerëzit të mund të shprehin më shumë mbështetje për njëri-tjetrin, por edhe të pastrojnë pak DM-të,” tha Mosseri.


Shtuar 16.02.2022 09:17