Berisha nis takimin me kryetarët e degëve: Duhet të dalim nga kjo gjendje, njerëzit presin udhëheqje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve Kolegjin e Kryetarëve.

Në mbledhje po marrin pjesë krerët e 70 degëve të dalë nga zgjedhjet e muajit prill.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha është shprehur se Partia Demokratike ka dy armiq dhe situata aktuale duhet të ndryshojë pasi njerëzit sipas tij presin udhëheqje.

“Unë e kam theksuar dhe e theksoj se për momentin PD ka 2 armiq, njëri është apatia e trashëguar e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazarate e pandershme dhe të turpshme të ushqëheqjes, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës.

Unë mund t’ju jap 1 shembull, aktualisht një nga mbështetësit e Bashizmit, ish kryetari i Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj dhe bilbilon Enkelejdi sic i thotë Rama, për të mos thënë probleme të tjera madhore të Bashës e të ndonjë tjetri. Ky është problem serioz për ne se përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje, është e vërtetë që këtë e kanë krijuar pazaret e udhëheqjes me qeverinë por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve që nga shtatori e deri më sot.

Ata presin udhëheqje dhe drejtim nga ne, revolta dhe pakënaqësia ndaj regjimit zgjedh dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve por dhe të një % të qytetarëve pa parti,” u shpreh Berisha. /albeu.com