U shëruan 38 të infektuarit me koronavirus? Flamengo rifillon stërvitjet

Ndërsa Brazili aktualisht është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të njerëzve të infektuar me Covid-19 (254,220 raste të konfirmuara), skuadra e Flamengo rifilloi stërvitjet të hënën.

Në një deklaratë, klubi tha se në stërvitje do të respektonin rregullat e distancimit shoqëror dhe higjenës së kërkuar dhe, pas kësaj, lojtarët dhe anëtarët e stafit do të testoheshin rregullisht.

Në fillim të këtij muaji, skuadra e Rio njoftoi se tre lojtarë nga ekipi i parë dhe 35 anëtarë të tjerë të klubit kishin testuar pozitiv për Covid-19. Një fizioterapist vdiq nga virusi në fillim të majit.

Kampionati brazilian është pezulluar që nga mesi i marsit. Vetëm disa klube kanë thirrur lojtarët e tyre për stërvitje dhe nuk është caktuar asnjë datë për rifillimin e sezonit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Brazili kishte regjistruar 674 vdekje të reja nga koronavirusi të hënën.


Shtuar 19.05.2020 08:33