Vazhdojnë tubimet e partive në zgjedhjet lokale, ja ku do të jenë sonte
Partitë politike dhe kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale sot vazhdojnë tubimet dhe takimet e drejtpërdrejta me qytetarët.

“Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM sonte do të mbajë mitingun kryesor në Gjevgjeli. Paraprakisht do të mbajë miting në Dojran, Vallandovë dhe në Bogdancë.

Koalicioni për “Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ketë takim në Vinicë dhe Koçan, paraprakisht do të vizitojë vendet Ceshinovë-Obleshevo dhe Zvërnovcë.

BDI sonte do të mbajë takim në Pllasnicë, Debresh si dhe në Cërnilishtë.

PDSH, do të jetë në Zhitoshë të Komunës së Dollnenit. Nga AA – RDK-UNITETI për sot kanë paralajmëruar se do të hapin shtabin në fshatin Çajle, Gostivar ku garon kandidati për kryetar komune, Shpat Iseini.


Shtuar më 26/09/2017, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori