Vazhdojnë rrëshqitjet e dheut nëpër rrugë
Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale të vendit po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime nëpër rrugë të lagështa për shkak të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit.

Nëpër grykat mund të paraqiten shembje më të vogla, sidomos kujdes më i madh rekomandohet në akset rrugore, Mavrovë - Dibër- Strugë, Katllanovë - Veles dhe Demir Kapi - Udovë, njofton Zhurnal.

Drejtimi rrugor Kërçovë-Ohër, midis Izvor dhe Povdis, në vendin Ovçansko Reçishte, pas intervenimit të NP "Rrugët e Maqedonisë" është pastruar dhe funksionon normalisht për qarkullim.

Sipas LAMM-së, Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2013, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori