Vazhdojnë reshjet
Komunikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale në të gjithë Maqedoninë po zhvillohet në kushte mjaft të vështira, i ngadalësuar dhe në rrugë të lagështa.

Ndalesë për qarkullimin e makinave të rënda transportuese ka ë të gjitha rrugët malore si në Strazhë, Presekë, Bukovë, Gjavato, si dhe në rrugën Mavrovë-Dibër, Dibër-Strugë dhe Strugë-Qafë Thane,shkruan zhurnal.

Për shkak të reshjeve më intensive të orës dhe erës së fuqishme, ka paraqitje të mëdha të ortekëve në rrugët Gjavato, Strazhë dhe Mavrovë nëpërmjet të cilave nuk propozohet të udhëtohet pa nevojë. Në Mavrovë për momentin mundësi për komunikacion ka vetëm për makinat e vogla.

Në rrugën Manastir-Nizhopole-Molika është e patjetërsueshme mbajtja e pajisjeve dimërore. Duhet të kihet kujdes të veçantë në rrugën Diër-Strugë për shkak të paraqitjeve të mëdha të ortekëve në rrugë.
Shtuar më 11/02/2012, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori