Vazhdojnë incidentet, rrihen dy të rinj në Maqedoni
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëri të ditur për dy incidente që kanë ndodhur dje në mbrëmje. Incidenti i parë është regjistruar në lagjen Fushë Topanë të Shkupit, ku siç thuhet është rrahur një 17 vjeçar nga 10 persona të panjohur.

Incidenti ka ndodhur kur 17 vjeçari po lëvizte në këtë zonë dhe për një moment është sulmuar dhe rrahur fizikisht nga personat e panjohur, raporton Ina. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personave.

Incidenti i dytë ka ndodhur në Tetovë kur një nxënës 14 vjeçar i shkollës fillore "Kiril dhe Metodi" u rrah nga dy të rinj. Policia bëri të ditur se incidenti ka ndodhur në oborrin e kësaj shkolle në Tetovë. Policia nuk ka dhënë identitetin dhe përkatësinë etnike të viktimave të sulmuara.
Shtuar më 15/03/2012, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori