Vazhdojnë hetimet, merren në pyetje tre persona për aksidentin e rëndë
Prokuroria Publike ka njoftuar se për ndërmarrjen realizuese të kontrollit të teknikautobusit të aksidentuar të autobusitDurmo Turs”, janë marrë në pyetje tre persona, mirëpo nuk tregon detajet se kush dhe për çfarë janë marrë.

“Ne kemi hapur procedurë, dhe mes të tjerash kemi persona të dyshuar edhe nga firma që i realizon kontrollet teknike. Procedura vijon, dhe se janë ndërmarrë veprime për verifikim të fakteve. Për momentin kjo është, nuk mund të tregojmë detaje. Janë duke u grumbulluar dëshmi verbale dhe ndërmerren masa. Për detaje se kush dhe si, nuk mund të tregojmë. Nga kontrolli teknik janë tre persona që janë marrë në pyetje. Vozitësi, pronari i Durmo Tursit edhe i ndërmarrjes së kontrollit teknik janë në kuadër të një procedure hetuese të aksidentit në Llaskarcë”, thanë nga Prokuroria.

Hetimi i licencës së ndërmarrjes realizuese e kontrollit teknikautobusitDurmo Tursit” të aksidentuar më 13 shkurt të 2019-s, ku ndërruar jetë 16 persona, vjen pasi që të dy ndërmarrjet i udhëheq një pronar.

Nga ana tjetër, dy ditë pas aksidentit, “Durmo Tursi” ka marrë tender për transport të nxënësve në fshatin Negotinë të komunës së Vrapçishtit, ndërkaq hetimi i Prokurorisë Themelore Publike tregoi se shkak i aksidentit kanë qenë mosfunskionimi i frerëve dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/h e autobusit.
Shtuar më 08/04/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori