Vazhdojnë bisedat rreth eksportit të miellit serb
Maqedonia dhe Serbia këtë fundjavë duhet t’i vazhdojnë bisedat rreth transportit të miellit serb në vend. Nëse nuk arrihet zgjidhje e pranueshme për të dy palët, siç paralajmëroi dje ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacioneve, Rasim Ljajiq, Serbia do të vendos kundërmasa.

“Që të mos vendosen kundërmasa si alternativë e vetme nëse nuk arrihet marrëveshje, Maqedonia dhe Serbia, në çdo mënyrë do të mundohen të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të dy palët”, tha Ljajiq dhe shtoi se nga kundërmasat dëm do të kenë pronarët nga të dy anët, ndërsa do të rrezikohen edhe marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Serbisë dhe Maqedonisë.

Ai e locoi problemin te lobi i fuqishëm i mullistëve në Maqedoni, por krahas kësaj, shkakun për, sipas tij barrierat e reja, e sheh në pengimin e ekonomisë së përhimtë, për të cilin në Shkup ka dërguar propozim marrëveshje, me të cilën në mënyrë afatgjate do të tejkalohej situata.

Ljajiq dje nuk erdhi në Shkup në takimin e caktuar me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Tha se mbledhja është anuluar pasi me Nikollovskin nuk kanë arritur pajtueshmëri rreth tërheqjes së “Rregullores kontestuese për shënimin e miellit me të cilin mullisëve serb u ishte vështirësuar eksporti në tregun e Maqedonisë”.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) megjithatë, lidhur me takimi e paralajmëruar shkurtë kumtoi se u anulua dhe se bisedat mes dy ministrave do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme.

“Dy ministrat janë të vendosur dhe përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve afatgjate, në frymën e Procesit të filluar të Berlinit, i cili çon drejt krijimit të kushteve për treg të përbashkët. Palët e prekura janë informuar se me ndryshimet e Rregullores për pamjen, formën dhe përmbajtjen e kërkesës së pullave kontrolluese për shënimin e miellit, ndryshohet vetëm orari i tërë procedurës për import të miellit nga vendet e huaja në Republikën e Maqedonisë”, informoi MBPEU.

Por, ministri serb Ljajiq ishte më i saktë.

“Duke e marrë parasysh se nuk erdhëm deri në zgjidhje të qëndrueshme dhe deri në propozim-marrëveshje, nuk ka shkak sot të udhëtojmë në Shkup. Është arritur marrëveshje që gjatë fundjavës t’i vazhdojmë harmonizimet që të vijmë deri në marrëveshje e cila në afatin afatgjatë dhe sistematik do ta zgjidh problemin me eksportin e miellit nga Serbia në Maqedoni”, deklaroi Ljajiq.

Mullisët e Maqedonisë, importues dhe fermerë janë të habitur nga reagimet e Serbisë për eksportin e miellit. Konsiderojnë se fqinji verior nuk është informuar në mënyrë të drejtë sepse me Rregulloren gjoja të re Maqedonia nuk vendos kurrfarë barriera, as nuk i ndalon dikujt të eksportojë sa të dojë. Vetëm e ndërroi orarin e procedurave plotësisht të njëjta, kohë më parë të definuara, dhe deri tani kushte të vlefshme për import.

Në vend se të vendosen pulla të kontrollit për ta shënuar miellin që në Serbi (ose cilindo shtet tjetër) nga ana e eksportuesve, para se ajo të arrijë në kufirin e Maqedonisë, tani pullat do të vendosen pas kontrollit të tërësishëm të përfunduar të miellit për kujdes shëndetësor, siguri dhe kualitet, përkatësisht prejse do të merren rezultatet e analizave të mostrave të marra nga mielli gjatë arritjes së tij në kufi.

Në atë është edhe thelbi i Rregullores i cili hyri në fuqi më 8 shkurt të këtij viti dhe pas të cilit u bë problemi.

Ashtu siç thonë për MIA-n nga Shoqata “Agromel” në të cilën marrin pjesë 10 mullisë dhe mbi 500 bujq, Rregullorja aspak nuk është e re, vetëm se pësoi ndryshime të procedurave të definuara, ndërsa problemi me Serbinë i nxiti tregtarët e Maqedonisë edhe pse as ato, as importuesit ose kushdo qoftë tjetër, me ndryshimet do të ketë ndonjë shpenzim shtesë.

Edhe Shoqata e industrisë mullise-furrtarisë ka qëndrim identik me “Agromel”. Vlerëson se pala serbe në tërësi reagon për informatat e rrejshme sepse Maqedonia me asgjë nuk ka vendosur barriera, vetëm se në Rregulloren e përhershme është ndërruar orari dhe obligon lëshimin në qarkullim të miellit pas përfundimit të analizave nga ana shëndetësore të rregullta të sigurta dhe me cilësi

“Rregullorja e re praktikisht është sjellë në bazë të ndryshimeve të atij të përhershëm dhe me të vetëm sillet rend gjatë importit të miellit. Tani, në tërësi, maksimalisht do të respektohet Ligji i marrë që nga viti 2011, përkatësisht, do të merren mostra nga mielli gjatë arritjes së tij në kufirin e Maqedonisë, pastaj mielli do të transportohet deri te depoja e regjistruar adekuate, ndërsa prej se do të jenë të gatshme analizat e mostrave të marra në kufi (nga ana shëndetësore të rregullta të sigurta dhe me cilësi), inspektori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) do të vijë në depo të kryejë kontroll nëse mielli në mënyrë adekuate ruhet dhe pastaj, nëse është gjithçka në rregull, tregtarit (importues) do t’i japë procesverbal me të cilin, sërish, ai pastaj dorëzon kërkesë për pullat nga AHV”, thotë për MIA-n Mome Velkovski nga “Agromel”.

Sipas Velkovskit, pas marrjes së pullave, ngjitja e tyre dhe kontrolli i përsëritur nga ana e inspektorit i cili e mbyll procesverbalin, tregtari (importuesi) mund ta lëshojë miellin në qarkullim. Në paketim duhet saktë të qëndrojë kush është prodhuesi dhe kush është importues/eksportues.

“Deri më tani, kur bëhet fjalë për Serbinë, kamionët nga Serbia e transportuan nëpër Maqedoni miellin e importuar që është absolutisht e palejueshme. Gjithashtu, është deponuar ku është mundur. Për shembull, mielli i blerë për Prilep, është ruajtur në Kumanovë ose në Kriva Pallankë, që gjithashtu nuk ishte në rregull. Tani saktë do të dihet cila është cilësia e miellit të importuar, ku është deponuar dhe do të respektohen rregullat, në dy metra katror të deponohet një ton miell, e jo si deri më tani, të ruhen deri në tre tonë thasë të radhitura”, siç tha Velkovski, deri në tavan.

Edhe mullisët edhe bujqit, siç thotë, me vite të tëra tregojnë për lëshimet, por reagojnë madje tani sepse te institucionet ka vullnet.

“Informata me siguri nuk është mirë e plasuar në palën serbe, dikush dukshëm e turbullon ujin. Ne si shtet, dhe të gjithë të prekur, nuk kemi bërë bllokadë. Vetëm, ashtu siç thashë, përmirësohet kontrolli i kujdesit shëndetësor të miellit. Me të vërtetë nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje në lidhje me importin, madje edhe çuditemi pse Serbia megjithatë reagon. Dhe jo vetëm që asgjë nuk është ndërruar dhe nuk janë rritur shpenzimet për import për askënd, por edhe janë zvogëluar çmimet e pullave (të cilat i blejnë prodhuesit e miellit nga Maqedonia ose, në këtë rast, importuesi). Për pullat A (për paketim prej një, dy dhe pesë kg miell) prej 0,5 në 0,2 denarë, ndërsa për pullat B (për 25 dhe 50 kg, si dhe për miell të papaketuar, prej 1,5 denarë në 0,2)”, nënvizon kryetari i Shoqatës.

Sipas tij, për hyrje të prodhimeve tona në Serbi (çfarëdo lloj i ushqimit, ujit, verës) presin në kufi edhe nga disa ditë, derisa nuk bëhen gati analizat që tregojnë se prodhimi nga ana shëndetësore është i rregullt.

Rregullorja për pamjen, formën dhe përmbajtjen e kërkesës për dhënien e pullave të kontrollit për ta shënuar miellin është marrë para tetë viteve, ndërsa ndryshimet e orarit të procedurës hynë në fuqi më 8 shkurt të këtij viti.


Shtuar më 03/03/2018, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori