Vazhdojnë arrestimet vip në Maqedoni, në pranga ish-kryetari i një komune (FOTO LAJM)

Policia me urdhrin e prokurorit publik sot në mëngjes e ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, si pjesë e hetimit të ri.

Jakimovski në mëngjes duhet të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale ku për të do të kërkohet paraburgim.

Ish-kryetari i Komunës edhe vitin e kaluar në gusht ishte i arrestuar. Policia financiare, Jakimovskin e ka hetuar në lidhje me tre tendere, prej të cilave dy për barakat e komunës dhe një për sheshin në Zhdanec.

Prokuroria atëherë ngriti kallëzim penal është kundër Jakimovski, për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Prokuroria Themelore Publike për Përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vepruar rreth kallëzimit penal të parashtruar nga ana e Drejtorisë për Polici Financiare, solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave, për të cilët është ngritur propozim për përcaktim të masave të kujdesit.

Duke e keqpërdorë pozitën dhe autorizimin zyrtar Jakimovski dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë mundësuar të përfitojnë fitim të paligjshëm personave juridik “Alkonproekt” në vlerë prej 33.789.441 denarë dhe “S.M. Kompani” në vlerë prej 2.845.234 denarë, me çfarë e kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Karposhit gjithsej për 36.634.675 denarë ose rreth gjysëm milion euro.
Shtuar më 19/03/2019, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori