Vazhdojnë aktivitetet në Sheshin Skënderbej në Shkup
Aktivitetet kulturore që me datë 25 Gusht filluan në Sheshin Skenderbej vazhdojnë për të shënuar në mënyrë dinjitoze hapjen zyrtare të projektit më të madh urbanistik në Komunën e Çairit - Sheshin Skenderbej.

Aktivitetet kulturore vazhdojnë në Sheshin Skenderbej me program të pasur Orë letrare, ku pjesëmarrës janë poetë nga Maqedonia, Shqipëria e Kosovar, përcjell Zhurnal.

Ndërsa sonte do të hapet edhe Ekspozitë e pavarur “Nga tradita” e piktorit akademik dhe profesorit, Reshat Ameti në Çifte Hamam në Shkup në kuadër të manifestimit kulturorw "Sheshin Skenderbej".
Shtuar më 02/09/2017, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori