Hetimet rreth vdekjes së Almirit të vogël vazhdojnë të zvarriten.
“Është dhënë urdhër për kryerjen e hetimit
neuropsikiatrik ndaj të dyshuarit i cili ndodhet në paraburgim.
Ende pritet për hetimi.
Hetimet tjera rreth analizave dhe mbledhjes së dëshmive materiale kanë arritur dhe mbetet ashtu siç e thash vetëm hetimi
neuropsikiatrik i cili duhet të realizohet nga mjekët që procedojnë të njëjtin”, u shpreh
avokati Asmir Alispahiç.
Alsa-M kontaktoi me Prokurorinë Themelore në Kumanovë, nga ku konfirmuan kërkesën e mbrojtjes, por duke shtuar se
hetimet neuropsikiatrike ende nuk kanë filluar.
Sipas tyre akoma nuk është caktuar mjeku i cili do të kryej
hetimet.
Pala mbrojtëse kërkoi hetimin
neuropsikiatrik, pasi që i dyshuari
Boban Iliç ishte mbrojtur me atë se në momentin kur ka kryer aktin nuk ka qenë në gjendje të qetë psiko-fizike.
Avokati i
Almir Aliut hedh poshtë pretendimet e të akuzuarit
Boban iliç.
“Bazuar në të gjitha dëshmitë materiale, e posaçërisht në video incizimin që doli në publik, vërehet edhe mënyra edhe motivi i kryerjes së aktit jo njerëzor.
Aty nuk ka pasur motiv për të shtypë për vdekje vetëm të ndjerin
Almir Aliu por edhe prindërit e tij”, shtoi
avokati Asmir Alispahiç.
Almir Aliu nga Kumanova, humbi jetën si pasojë e përplasjes me një automjet mbrëmjen e 25 qershorit.
Ende nuk dihen motivet zyrtare, por referuar deklaratave të familjarëve dhe avokatit mbrojtës, aktit i ka paraprirë një zënkë mes babait të Almirit dhe
Boban Iliçit bashkë më vëllain e tij Bojan Iliç. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2016,
ora 18:56