Vazhdojnë konsultimet mes BDI-së dhe LSDM-së për qeverinë e re
Nënkryetari i BDI-së Nezvat Bejta ka bërë të ditur se LSDM dhe BDI kanë vazhduar edhe sot konsultimet brenda-partiake për konkretizimin e qëndrimeve rreth formimit të Qeverisë së re.

Sipas tij, qytetarët së shpejti do të informohen për vendimin përfundimtarë të BDI-së lidhur me negociatat me social-demokratët.

BDI thekson qëndrimin se për shqiptarët më e rëndësishme është përmbajtja e marrëveshjes se sa forma e saj që nënkupton sigurimin e firmave të deputetëve për mandatarin e ri.

"Jemi të angazhuar që të vihet në funksion Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe sa më shpejtë të formohet qeveria. Ne jemi në zhvillim të bisedimeve dhe besoj se shumë shpejtë do jeni të informuar për gjithçka. Zoti Han ka punë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, ne e kemi për detyrë si grup pune të informojmë kryesin e BDI-së dhe kryetarin për të gjitha bisedat që i kemi zhvilluar me grupin e punës të socialdemokratëve" – deklaroi Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së.

Ndërkohë, LSDM nuk ka dhënë detaje për negociatat. Përfaqësuesit e kësaj partie thonë se janë në pritje të komisionarit evropian për zgjerimin Johannes Hahn, i cili nesër pritet të takojë drejtuesit e partive politike në Shkup.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se Qeveria e re e Maqedonisë duhet të formohet nga fituesi i zgjedhjeve dhe ka kërkuar të respektohet parimi fituesi me fituesin. /albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 18:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori