Vazhdoi sot procesi për rastin "Monstra"
Sot në Gjykatën Penale në Shkup është zhvilluar procesi për rastin "Monstra", e cila lidhet me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Nëna e të akuzuarit Rami Sejdini është dëgjuar në seancën e sotme, ndërsa Sejdini akuzohet se ka qenë logjistikë mbështetëse për realizimin e vrasjes.

Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc në periferi të Shkupit ndodhë më 12 prill 2012. Lidhur me këtë vrasje të maqedonasve janë të akuzuar Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini, Hazi Haziri, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Dy të fundit janë të arrestuar kohë më parë në Prishtinë dhe pritet ekstradimi i tyre në Maqedoni.

Një problem i ngritur në seancën e sotme ka qenë se në qelinë ku është i akuzuari Fejzi Aziri është gjetur një telefon celular dhe se për këtë gjykata ka dhënë urdhër për hetime plotësuese në burgun hetues, njofton INA.

Edhe Aziri nuk pranon që celulari të jetë i tij, duke theksuar se është i cimerit të dhomës së burgut. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori