“Vazhdimi i koalicionit me VMRO-në do të ishte vetëvrasje për BDI-në”
Nëse BDI-ja vazhdon bashkëqeverisjen me VMRO-DPMNE-në, kjo sipas njohësve të çështjeve politike në vend, do të ishte një vetëvrasje politike për BDI-në.

Sipas analistit Ismet Ramadani qytetarët nuk do ta mirëpritnin hyrjen e BDI-së sërish në qeveri me partnerin e deritanishëm pasi në këtë mënyrë do të thellohej kriza politike.

Ramadani nuk përjashton mundësinë edhe të përshkallëzimit të situatës dhe rritjes së rezistencës opozitare dhe ndërkombëtare.

“Pa marr parasysh se për çfarë modalitete tash po kalkulohet, me vet faktin se edhe më tutje do të kemi bashkëqeverisje OBRM-PDUKM – BDI, percepcioni te qytetarët do të jetë negativ, bile mendoj se do rritet edhe reakcioni opozitar dhe më shumë, qoftë në masivitet qoftë në intensitet dhe destabilizoi do të vazhdoi”, deklaroi Ismet Ramadani për televizionin Alsat-M.

Edhe Andreja Stojkovski nga Qendra maqedonase për edukim evropian mendon se BDI gjendet para një vendimi shumë të rëndësishëm dhe se hyrja në koalicion me VMRO-në me ose pa Nikolla Gruevskin do të thotë thellim i krizës politike në vend.

Sipas Stojkovskit, shumica e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit votuan për përgjegjësi, ndryshime, për gjyqësor të pavarur, andaj vazhdimi i qeverisjes së BDI-së me VMRO-DPMNE-në është rruga drejt fundit të ekzistimit të BDI-së si parti politike. /albeu.com/

Shtuar më 28/01/2017, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori