Varreza për myslimanët edhe në St. Gallen
Në qytetin e St. Gallenit do të ndërtohen hapësira për varreza të myslimanëve, raporton gazeta Thurgauer. Fjala e fundit i mbetet parlamentit të qytetit, i cili do të debatojë për këtë kërkesë të myslimanëve në sesionin e vjeshtës.

Në Zvicër tashmë ekzistojnë varreza të veçanta, ku myslimanët varrosen sipas riteve të tyre fetare në disa qytete, si në Zürich, Bernë, Basel dhe Gjenevë, raporton Albinfo.

Një hapësirë për varrimin e myslimanëve tashmë është në dispozicion edhe në Winterthur. Sipas rregullave islame, të vdekurit e këtij besimi duhet të varrosen të ndarë nga besimtarët e feve të tjera dhe arkivoli duhet të drejtohet nga Meka.
Shtuar më 14/09/2013, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori