Vapa e madhe, 6 sulme në tru dhe 2 infarkte
Pëlqej
Si pasojë e vapës së madhe, vetëm dje dhe mbrëmë në Shkup janë regjistruar disa incidente.

Gjashtë persona kanë pësuar atak në tru, ndërsa 2 kanë pësuar infarkt.

Ndihma e shpejtë iu ka ardhur në ndihmë personave në raste kur ata kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit, në rajonin e policisë së Shkupit ka patur 80 thirrje telefonike për ndihmë si shkak i problemeve me vapën.

Në Klinikën e Shkupit janë paraqitur dhjetra raste të qytetarëve për shkak të temperaturave të tilla.

Edhe gjatë ditës së sotme ka mbizotëruar një vapë e madhe, me temperatura që shkojnë deri në 40 gradë celcius. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2014, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori