Vankovska: Liderët shqiptarë të Maqedonisë janë "xhuxha"
Liderët shqiptarë të partive politike në Maqedoni, kanë zhvilluar mbrëmë një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ata kanë diskutuar pikat për të cilat shqiptarët duhet të bëhen bashkë dhe të diskutojnë me mandatarin nga partitë politike maqedonase për krijimin e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë.

Lidhur me këtë takim, ka pasur reagime pozitive nga të gjithë qytetarët shqiptarë në Maqedoni.

Por ky takim sigurisht ka shkaktuar reagime nga pala maqedonase, të cilët si duket janë mësuar që liderët e partive shqiptare në Maqedoni të bashkohen vetëm rreth partive maqedonase dhe liderëve të tyre.

Profesoresha dhe analistja, Biljana Vankovska, në një postim në rrjetin social "facebook", i ka quajtur liderët shqiptarë si "katër xhuxhë të vegjël".

"Edi Rama dhe katër xhuxhët (e lumtur) vetëm në shikim të parë! Pasi dihet që edhe mbi Edi Ramën ka një person më të madh se ai (nuk mendoj për fotografinë në të cilën mund të shihet simbolika, edhe pse nuk shihet realisht", ka shkruar Vankovska. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2016, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori