Vankovska fillon mbledhjen e firmave për të kandiduar për presidente
Emri i parë si kandidat i pavarur për presidentin e Maqedonisë është emri i profesores Biljana Vankovska.

Ajo shprehet se e di që është e vështirë të mblidhen 10 mijë nënshkrime për të mundësuar kandidaturënj, por kjo nuk do t'a zbraps në qëllimin e saj që të hedhur kandidaturën në garën për zgjedhjet presidenciale.

Biljana Vankovska ka bërë një “test provë” të kandidaturës së saj në bazë të votave të marra në Facebook, ku thotë se kandidatura është 90 përqind e sigurt. Por pengesa e parë që duhet të kalohet janë nënshkrimet.

“Me rëndësi është se si ta menaxhoj pjesën operative, pasi pas meje nuk qëndron ndonjë parti. Nëse arrij të mbledh 10 mijë nënshkrime, do e konsideroj si një sukses të madh. Por edhe nëse nuk mbledh ato nënshkrime, nuk do më lëndojë. Përkundrazi tentimi im mund të jetë nxitje për disa gjenerata të ardhshme”, është shprehur Vankovska.

Kushti për kandidaturat e pavarura që të mblidhen 10 mijë nënshkrime nga qytetarët ka rezultuar i vështirë deri tani, dhe kjo u tregua nga shumë pjesëmarrës në zgjedhjet e kaluara. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2014, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori