Vankovska dërgon kërkesën për fillimin e mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve
Ka dërguar zyrtarisht kërkesën për fillimin e mbledhjes së firmave për të mundësuar kandidaturën si presidente e Maqedonisë profesoresha universitare Biljana Vankovska.

Kërkesën ajo ë ka paraqitur tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Për të mundësuar kandidaturën duhet të mblidhen 10.000 nënshkrimeve që mbështesin profesoreshen Biljana Vankovska që të marrë pjesë në garën presidenciale të Republikës së Maqedonisë.

Mbështetjen për kandidaturën e Vankovskës qytetarët mund ta japin nga data 16 shkurt e deri me 2 mars, hedhja e firmave mundësohet në njërën prej njësive rajonale të KSHZ-së. Adresat e njësive rajonale mund të gjenden në faqen e Komisionit.

Biljana Vankovska është shprehur se mbledhja 10.000 firmave është një proces i vështirë por ajo beson se do t'ja dalë mbanë me sukses.

Zgjedhjet presidenciale në Mqedoni do të mbahen me datën 13 prill 2014. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2014, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori