Vankovska akuzon KSHZ se nuk ka zgjidhje për kandidatët e pavarur
Profesoresha Biljana Vankovska e cila kërkon të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen me 13 prill si kandidate e pavarur, kërkon të mbledhë 10.000 firma të cilat janë të nevojshme për të regjistruar kandidaturën.

Përmes një video në ‘Youtube’ ajo bën thirrje për grumbullimin e 10.000 nënshkrimeve për kandidaturën e saj.

Vankovska rregullisht informon edhe në Facebook për procedurën në Komisionin Shtetëror Zgjedhor prej ku pret lokacione për grumbullimin e nënshkrimeve.

“Mirëmëngjesi! Vetëm edhe dy ditë pune, ndërsa KSHZ-ja ende nuk ka informacione për vendet në të cilat do të sigurohen nënshkrimet!

Nuk kanë zgjidhje për kandidatët e pavarur, të cilët nuk kanë makineri dhe njerëzit e tyre gjithandej në Maqedoni. Por, unë janë e përgatitur edhe për planin A por edhe për planin B, në situata kur e ke mbështetjen e madhe të qytetarëve, por jo edhe nga shteti, i cili të do për zgjedhës (edhe kur nuk je në mesin e të gjallëve), por nuk të jep shansin në betejën fer që të vish deri tek pozicionin siç e kanë kandidatët partiakë”, shkroi sot Vankovska në prifilin e saj në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori