Vallë, e di para kujt është përkulur deputetja nga Mateçi?! (VIDEO)
Pëlqej
Ndoshta mosha e re dhe përvoja e paktë politike por ndoshta edhe informacioni i munguar për atë se çfarë po bënte, kanë bërë që deputetja më e re e BDI-së, Kaltrina Azizi të përfshihet në një skandal, i cili mund t'i kushtojë jo pak karrierës së saj politike.

Por nuk ka qenë vetëm ajo që ka bërë këtë gabim. Në delegacionin qeveritarë që po nderonin "Branitellat" që bombarduan fshatrat shqiptare në vitin 2001, ka qenë edhe ministri i ekonomisë, Bekim Neziri, i shoqëruar nga dy ministrat të cilët njihen si diskriminatorët më të mëdhej të shqiptarëve, Vllado Peshevski zëvendëskryeministër për ekonomi dhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska, raporton Tetovasot.

Me përuljen para "Branitellave", deputetja Kaltrina Azizi ka nënçmuar dëshmorët e UÇK-së të rënë në luftën kundër forcave maqedonase në vitin 2001.

Si duket, vogëlushja nga Mateçi, nuk e mban në mend ose ka harruar që fshati i saj i lindjes Mateçi, është fshati ku është bërë përleshja më e madhe ballë për ballë mes forcave të ushtrisë maqedonase dhe UÇK-së.

Për t'ja kujtuar Kaltrinës, më poshtë po sjellim disa foto nga Mateçi i vitit 2011.

Nuk e dijmë nëse këto foto do t'a bëjnë të reflektojë ndaj gabimeve të saj apo do të sulmojë portalet, por e vërteta është një: Kaltrina kujdes! Fajin nuk ta kanë portalet, por gabimet e tua. /albeu.com/

Xhamia e sulmuar ne Matec:






Tanku i ushtrise maqedonase i djegur gjate luftes nga ushtaret e UCK-se:



Shtuar më 09/09/2014, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori