Val Zekaj para gjykatës: Serbët dhe cigaret nuk i duroj dot
Është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup procesi gjyqësor kundër Grupit të Kumanovës, me dëshminë e Val Zekajt.

Zekaj ka thënë se nuk mundet të shprehet mirë, sepse dhëmbët ia kanë thyer, kurse duke folur ka thënë se serbët dhe cigaret janë dy gjëra që nuk i duron aspak, shkruan gazeta Lajm.

“Më 1 maj shkuam në Bellanoc. Prita që Bellanoca të bëhej Kumanovë. Ndejtëm aty një natë! Askush nuk pyet se në cilën shtëpi kemi ndejt. Aty ishte edhe një “kalë i Trojës”. Mes nesh gjithmonë besa është dashur të respektohet. Femra nuk është dashur të pranohen në radhët tona se femrat janë vetëm për lule”, deklaroi Zekaj.

“Pastaj shkuam në Kumanovë. Unë dola vet në një shtëpi tjetër. Unë cigaret edhe serbët s’mund t’i duroj. S’po mundem të flas mirë se dhëmbët i kam të thyer. Aty kemi ndejt derisa u bë monoton dhe dy ditë përpara u fjalosa-shoqërisht me Mirsad Ndrecaj dhe i thash se çdo ditë e më tepër po na rrethojnë. Megjithatë Mirsad Ndrecaj më tha të mos mërzitem. Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj nuk kanë qenë komandantë, sepse edhe ata kanë pritur prej dikujt tjetër”, tregon më tutje Zekaj. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2017, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori