Vajza e Ismail Kadaresë uron Libanin pasi votoi kundër Kosovës në Interpol, vjen reagimi i Vlora Çitakut
Kosova nuk mundi të bëhej pjesë e Interpolit duke mos marrë votat e nevojshme dhe një ndër shtetet që nuk e mbështetën është edhe
Libani.
Mirëpo, kjo nuk ka rendësi për Ambasadoren e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana
Kadare, vajzën e shqiptarit, e cila pa të keqe fare ka uruar kolegen e saj nga
Libani për 75 vjetorin e Pavarësisë.
“Përgëzime të ngrohta për mikën time të dashur Amal Mudallali dhe te shumë miq të mi libanezë në gjithë botën me rastin e 75 vjetorit të Pavarësisë së Libanit”, ka shkruar
Kadare.
Ky urim erdhi në ditën e njëjtë kur
Libani votoi
kundër anëtarësimin të
Kosovës në INTERPOL. E, këtë ia ka përmendur ambasadorja e
Kosovës në SHBA, Çitaku.
“Shpresoj që i ke thënë se nuk i kanë bërë asnjë favor sundimit të ligjit duke votuar
kundër Kosovës në INTERPOL”, i ka replikuar ambasadorja kosovare.
Shtuar më 21/11/2018,
ora 13:41