Vajgl: Politikanët e Maqedonisë e kanë në dorë fatin e shtetit
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgl, ju ka bërë thirrje politikanëve në Maqedoni që të bashkohen rreth “projektit për Maqedoni evropiane”.

“Tani është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare, BE dhe NATO edhe më tej ta mbështesin Maqedoninë në rrugën drejt integrimeve. Tjetra do të duhet të plotësohet nga politikanët e Maqedonisë, të cilët duhet të jenë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për interes afatgjatë, madje edhe për fatin e shtetit të Maqedonisë. Ky fakt është më i madh dhe më i rëndësishëm se interesat partiake”, thotë Vajgl, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se shumica e qytetarëve të Maqedonisë kanë mbështetur projektin e qeverisë së tanishme për marrëveshjen me Greqinë, por rreth gjysmë milionë qytetarë të cilët jetojnë jashtë Maqedonisë, sipas tij, praktikisht janë bashkangjitur në bojkot të referendumit “të vetëdijshëm ose të ndikuar nga informacionet e rrejshme”.

“Rezultati i tillë zbulon situatë kontradiktore në politikën e sotme të Maqedonisë, në të cilën të gjithë deklarativisht janë shprehur për integrimin e shtetit, ndërsa në të njëjtën kohë opozita ka bërë thirrje për bojkot të referendumit”, tha Vajgl.
Shtuar më 01/10/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori