Vajgl, Howitt dhe Kukan: Qeveria dhe Ivanov po rrezikojnë Marrëveshjen e Përzhinos
Negociatorët për Marrëveshjen e Përzhinos, Richar Howitt, Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan kanë diskutuar mbi ecurinë dhe sigurinë që qëndron rreth kësaj marrëveshje duke deklaruar se qeveria aktuale dhe presidenti Gjorge Ivanov po e rrezikojnë zbatimin e marrëveshjes.

“Thellë jemi të shqetësuar për shkak se dialogu mes katër partive më të mëdha politike na solli në qasje të përbashkët për tejkalimin e krizës politike në vend. Në situatën aktuale, ne vlerësojmë se përbërja qeveritare e cila nuk bazohet në Marrëveshjen e Përhzinos dhe nuk është në pajtueshmëri me të gjitha partitë politike paraqet rrezik për shembjen e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos dhe e kthen problemin për sundimin e ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe mediave e këto seriozisht e rrezikojnë procesin reformues dhe perspektivën euroatlantike të vendit”, deklaruar tre eurodeputetët në një letër të përbashkët vlerësuese për ecurinë e marrëveshjes./Albeu.com/
Shtuar më 20/05/2016, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori