Ushtria del në rrugë, edhe ambasadat në kujdesin e tyre
Që nga 23 marsi si pasojë e shpalljes së gjendjesjashtëzakonshme nga Covid-19, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë nën administrim objektet me interes shtetëror. Deri më tani janë angazhuar gjithsej 542 ushtarë.

Ndërsa së fundmi pritet që ambasadat në vendin tonë nga ora 19:00 të sigurohen nga pjesëtarët e ushtrisë. Që nga shpallja e gjendjesjashtëzakonshme, ushtria po kontrollon pikat kufitare,Qeverinë, Kuvendin dhe burgjet shkruan alsat.

Armata gjithashtu po asiston policinë e shtetit në monitorimin e orës policore.

Shtuar më 07/04/2020, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori