E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Ushtria bullgare "pushton" Shkupin
Një delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë, i udhëhequr nga Shefi i Shtatmadhorisë gjenerali Andrej Bocev prej sot qëndron për vizitë zyrtare treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjenerali Bocev, siç është paralajmëruar, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtatmadhori do të realizojë takim me homologun e tij, shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovskin dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Gjatë ditës, gjenerali Bocev do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.

Temat kryesore në takim do të jenë avancimi i bashkëpunimit bilateral ushtarak, transformimi i Armatës të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare për mbështetjen e paqes.

Gjatë vizitës delegacioni i Forcave të armatosura bullgare, do të vizitojë një pjesë të komandave dhe njësive të Armatës, ku do të njihet me misionin e tyre, detyrat dhe stërvitjet, ndërsa do të marrë pjesë edhe në manifestimin qendror të Ditës së Armatës në Ohër
Shtuar më 16/08/2019, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori