E bujshme nga The Sun: Pakti i Ten Hag me Rashford për të rrëzuar CR7

Cristiano Ronaldo nuk është më favorit

Në një intervistë për France Football të publikuar dje, Anthony Martial e ka akzuar rëndë Jose Mourinhon. Francezi tha se ish-trajneri i MU-së nuk e ka respektuar në disa raste, dhe se e ka bërë të humbasë Kupën e Botës në 2018.

Ndoshta Cristiano Ronaldo do të thotë të njëjtën gjë pas pak, por kundër Erik Ten Hag. Sepse sipas tabloidit The Sun, taktika e Djajve të Kuq synon të vendosë CR7 në stol këtë sezon për të promovuar Rashford në frontin e sulmit. Sipas të përditshmes, trajneri dhe lojtari kanë bërë një marrëveshje.

Ten Hag i ka premtuar anglezit se do të bëjë gjithçka që të përzgjidhet me Tre Luanët dhe të shkëlqejë në Kupën e Botës. Holandezi është i sigurt se Rashford ka aftësinë për t’u bërë golashënuesi më i mirë në botë. /albeu.com/