Berishën apo Alibeajn, kë grupim të PD-së do të njohë KQZ? Përgjigjet Celibashi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, komentoi sot ngërçin brenda Partisë Demokratike.

Ai iu përgjigj pyetjes se kë krupim të PD-së do të njohë KQZ-ja për zgjedhjet loklae të 14 majit, grupimin e Sali Berishës, apo të Enkelejd Alibeajt?

Në lidhje me këtë Celibashi tha se  do të vlerësohet legjitimiteti i autorizimit në qoftë se do të paraqitet ky propozim nga anëtarë të KZAZ.

“Ne kemi komunikim institucional me PD-në. Deri në momentin që flasim përfaqësues i PD në KQZ është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime të karakterit profesional qoftë me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë të PD. Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ.

Në kuptimin është apo nuk është ky person me tagër për të sjellë në emër të PD-së kërkesa të ndryshme, propozime. Sot është përfaqësues i PD-së në KQZ, janë përfaqësues dy zotërinjtë të cilët unë përmenda. Do jenë këta nesër, pasnesër në vijim nuk e them dot. Autorizimi që ata kanë është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor”, tha Celibashi.

/albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 11:38