Ushtarët maqedonas qëllojnë ndaj refugjatëve
Ushtarë të ARM-së kanë shtënë disa herë në ajër për të parandaluar emigrantët ilegal të hynë në territorin e Maqedonisë, informojnë nga Armata e Maqedonisë, duke theksuar se njëri nga emigrantët është arrestuar nga MPB dhe është dorëzuar në organet kompetente për procedurën e mëtutjeshme,.

Nga Armata gjithashtu thonë se gjatë patrullës së rregullt në rajonin e rrugës rajonale Gjevgjeli – fshati Moin, në rajonin e fermës së shpendëve, nga ana e patrullës së ARM-së është hetuar lëvizje e një grupi të njerëzve të cilët në mënyrë ilegale e kanë kaluar pikën kufitare.

“Duke i ndjekur rregullat dhe procedurat në këtë situatë, nga ana e patrullës, disa herë është dhënë paralajmërim me zë që personat të ndalen, por për shkak të lëvizjes së tyre të mëtutjeshme, janë gjuajtur disa plumba në ajër, pas së cilës kalimtarët ilegal janë kthyer mbrapa në territorin grek, derisa njëri prej tyre është ndaluar dhe është dorëzuar në organet e MPB-së për procedurë të mëtutjeshme”, deklarojnë nga ARM.

Nga ARM theksojnë se ata bashkë me policinë kufitare vazhdojnë të ngelen maksimalisht të gatshëm për të parandaluar përpjekjet e hyrjes ilegale në Maqedoni që nga fillimi i krizës së emigrantëve.
Shtuar më 10/10/2018, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori