USHT do bashkëpunojë me Universitetin e Ilinoisit
Pëlqej
Universiteti i Tetovës dhe ai i Ilinoisit kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim dypalësh.

Rektori i Universitetit shtetëror të Tetovës Vullnet Ameti dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në universitetin shtetëror të Ilinoisit Verior nga Çikago, SHBA, Pol Prebhaker, sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim mes të dy institucioneve të arsimit të lartë.

“Përfshirja e këtij memorandumi për bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Ilinoisit Verior parashikon këmbim të kuadrit të profesorëve dhe studentëve. Njëkohësisht me të parashikohet edhe formimi i Qendrës për menaxhim të gjendjeve konflikte dhe zgjidhjen e tyre me çka USHT-ja vazhdon në rrugën për arritje të nivelit të universiteteve më të mira evropiane dhe në SHBA”, tha rektori Ameti.

Edhe rektori i Universitetit të Ilinois tha se shpreson që kjo marrëveshje të jetë sa më afatgjatë dhe bashkëpunimi të jetë i frytshëm. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori