Useini: Kryqi në Ohër, provokim për shqiptarët dhe myslimanët
Pëlqej
Këshilltari i vetëm shqiptar në Këshillin komunal të Ohrit, Kujtim Useini ka thënë se në stemën e komunës së Ohrit nuk është konceptuar asnjë element që të paraqesë ambjentin multietnik dhe multifetar.

Useini është shprehur për "StrugaLajm" se vendosja e Kryqit si një nga elementet përbërëse të stemës së Komunës së Ohrit është një veprim që provokon të gjithë qytetarët e këtij qyteti që nuk janë të besimit të krishtere.

"Padyshim që përcaktimi për këtë stemë të Komunës me kryqin ne mes është provokacion.Ne kemi reaguar dhe kemi thënë se kjo stemë është e papranueshme për qytetarët shqiptar dhe ata të besimit musliman .Kemi propozuar variantin që kryetari të japi disa propozime dhe të jenë qytetarët ato që do të përcaktohen për njërin nga variantet dhe të vendosin, por kryetari Bakracevski me kokëfortësi u përcaktua për këtë ide.Ne si shqiptar vazhdojmë të ndihemi si qytetar të rendit të dytë dhe një kontribut të dukshëm në këtë drejtim jep kryetari I Komunës së Ohrit I cili deri tani nuk ka bërë asnjë veprim në funksion të kujdesit dhe respektit ndaj shqiptarëve në Ohër’’, ka thënë ai. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2014, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori