Urimet e liderëve maqedonas për Bajram, Zaev merr pjesë në falje
Sot besimtarët myslimanë në Maqedoni dhe botë festojnë festën e Kurban Bajramit, e cila është festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.

Manifestimi qendror i Fitër Bajramit u organizua në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Në orën 5:23 të mëngjesit u fal namazi i sabahut, kurse namazi i Bajramit u fal në ora 06.38.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi, në mesazhin e tij të urimit me rastin e festës së Kurban Bajramit tha se sakrificat tona nuk duhet të konsistojnë vetëm në therrje të kurbanëve, ato duhet t’i kemi të përditshme. Duke u ruajtur nga tundimet e ndryshme me të cilat na sprovon kjo jetë, në fakt ne qëndrojmë gjithnjë në rrugën që na shpie deri te kënaqësia e Krijuesit tonë.

“Pas faljes së namazit të Bajramit, do të therrim kurbanë! Do të shpërndajmë mishin për të varfërit, me qëllim që gjithësecili, në këtë ditë festive, të ketë mundësinë për një sofër më të pasur. Shtrijani dorën dhe merruni ngryk me të gjithë anëtarët e familjes, me njerëzit e juaj, me miqtë e me fqinjët. Është ditë e pajtimit, ditë e dashurisë, ditë kur fuqishëm përkujtohemi që të gjitha veprat e mira bëhen ekskluzivisht për Allahun Fuqiplotë. Duke ju dëshiruar shëndet vëllezërev dhe motrave tona që i kemi në Haxh, duke e lutur Allahun Mëshirëplotë që t’ua pranojë të gjitha lutjet dhe ibadetet e kryera nëpër vendet e shenjta, ju uroj për shumë vite”, thuhet mes tjerash në urimin e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi.

Risi në këtë vit është pjesëmarrja e kryeministrt të Maqedonisë, Zoran Zaev në faljen e namazit.

Urime kanë dërguar edhe liderët politik në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe botë.

Me Kurban Bajramin mbaron dhe Haxhi, që është kushti i pestë i Islamit, me të cilin dëshmohet solidariteti dhe mirëqenia. Në këtë ditë të shënuar të kalendarit mysliman theren kurbanë, që simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame. Kur’ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani – sakrificën për të tjerët.

Sakrifikimi në këto ditë të shenjta të Kurban Bajramit shprehet përmes therjes së kafshëve të caktuara, të cilat emërohen “kurban” ose sakrificë. Edhe ky akt fetar bie në ibadetet pronësore që çdo mysliman të therë kurban.

Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t’u serviren dhe miqve. Ndërkohë të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur./portalb
Shtuar më 01/09/2017, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori