Ura më e lartë në Ballkan dhe punonjës të vdekur: Fakte intereresante për autostradën "Arbën Xhaferri"
Punimet për ndërtimin e
Autostradës “
Arbën Xhaferi” e cila është lëshuar për qarkullim të mërkurën (29 maj 2019) kishin filluar në vitin 2014, por mungesa e mjeteve financiare kishte bërë që punimet për ndërtimin e saj të vonoheshin për rreth gjashtë muaj.
Autostrada që e lidh Prishtinën me Shkupin, e cila më vonë është emëruar me emrin e njërit prej figurave të shquara shqiptare “
Arbën Xhaferi” kishte filluar si ide në vitin 2007 dhe nënshkrimi i kontratës me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel-Enka” ishte bërë tek më 1 korrik të vitit 2014, në kohën kur ministër i Infrastrukturës ishte Fehmi Mujota.
Pastaj ishte vazhduar edhe në kohën e Lutfi Zharkut dhe shumica e
punimeve ishin përfunduar në kohën e ministrit aktual të Infrastrukturës, Pal Lekaj, shkruan Telegrafi.
Kjo autostradë e cila është projekti më i rëndësishëm pas Rrugës së Kombit, që e lidh Republikën e Kosovës dhe të Shqipërisë, është zhvilluar si ide, por edhe si projekt në tri qeveri të Kosovës, Qeveria Thaçi 2, Qeveria Mustafa dhe Qeveria Haradinaj.
Autostrada “
Arbën Xhaferi” me gjatësi prej 65.5 kilometra në fillim ishte thënë se buxhetit të vendit dhe taksapaguesve kosovarë do t’i kushtonte rreth 600 milionë
euro, por në fund kostoja e saj ka shkuar në 706 milionë
euro, pra mbi 106 milionë
euro më shumë sesa planifikimet.
Pra një kilometër autostradë sipas një përllogaritje të thjeshtë në këtë rrugë e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë Veriore dhe korridorin 10, ka kushtuar 10.77 milionë
euro.
Ceremonia e nënshkrimit të kontratës për Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit (1 korrik 2014)
Më 1 korrik të vitit 2014, Ministria e Infrastrukturës e cila drejtohej nga Fehmi Mujota kishte njoftuar nëpërmjet një komunikate se kostoja fikse e
Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit do të kushtonte afër 600 milionë
euro.
“Ministria e Infrastrukturës bën të ditur sot (1 korrik 2014) se Projekti i
Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit do të realizohet bazuar në standardet ndërkombëtare dhe ka një çmim fiks prej 599,944,263.54
euro”, ishte thënë në komunikatën për media, shkruan Telegrafi.
Karakteristikë tjetër e
Autostradës “
Arbën Xhaferi” është se ajo ka urën më të gjatë në rajon me një gjatësi prej 5.7 kilometra pa ndërprerje, kurse lartësia e urës gjarpërore është 83 metra.
Koston e
Autostradës e ka rritur për miliona
euro mos planifikimi dhe pamundësia e pagesës për kryerjen e
punimeve nga kompania Bechtel-Enka në kohën e ministrit Lutfi Zharku, e që Qeveria e Kosovës, kishte pësuar penallti duke “u gjobitur”, nga kjo kompani në shumë prej 53 milionë
euro, shumë e cila duhet të paguhet deri më 1 qershor.
Por pavarësisht kryerjes së
punimeve dhe lëshimit në qarkullim të
Autostradës “
Arbën Xhaferi”, kostoja e saj mund të rritet për shkak se Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe ndërtimin e dy kyçjeve të reja një për banorët e Ferizajt dhe tjetrën për banorët e Vitisë, punët do të kryhen jashtë kontratës aktuale, tash me një negocim me kompaninë Bechtel-Enka, për kryerjen e këtyre
punimeve.
Ndërtimi i
Autostradës Prishtinë-Shkup ka zgjatur për pesë vite, krahas “Bechtel-Enka”-s, kanë punuar edhe 900 kompani vendore me gjithsej 9449 punëtorë, duke u bërë gjenerues i madh i vendeve të punës për gjysmë dekade, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, përfaqësuesit e 25 kompanive vendore, pak ditë pa u lëshuar për qarkullim Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit kishin protestuar kundër kompanisë “Bechtel-Enka” duke kërkuar borxhet prej afër 1 milion
euro, që pretendojnë se u kishte mbetur kjo kompani atyre për punët e kryera në këtë autostradë.
Veç kësaj, gjatë kryerjes së
punimeve në Autostradën “
Arbën Xhaferi” kishin gjetur vdekjen disa punëtorë të “Bechtel-Enka-s” dhe kompanive tjera kontraktuese, derisa ishin lënduar shumë të tjerë.
Pas përfundimit të
punimeve në pjesën e Republikës së Kosovës, për ketë autostradë moderne, tash i mbetet që edhe Maqedonisë së Veriut ta përfundojë edhe segmentin rrugorë Bllacë-Shkup, me gjatësi prej 14 kilometrave që pritët të kushtojë me një kosto prej 1milion e 700 mijë eurosh.
Përveç përfundimit të
Autostradës së Kombit dhe
Autostradës “
Arbën Xhaferi” janë duke u zhvilluar punimet edhe në Autostradën për Gjilan. Veç këtyre, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar edhe fillimin e
punimeve për ndërtimin e
Autostradës së Dukagjinit.
Kjo autostradë do të ketë shtrirje Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren me një gjatësi prej 92-97 kilometra me një kosto prej rreth 1 miliard
euro, bashkë me shpronësime dhe koha e përfundimit pritet të jetë brenda katër viteve nga koha e fillimit.
Shtuar më 30/05/2019,
ora 11:30